Telegrafi

Bledi Mane hedh kunja në Big Brother: Alba dhe Shqipja e kanë mendjen tek Blerando, ndërsa ai tek Blero

Foto: Screenshot/YouTube

Ka ndodhur një përplasje mes dy konkurrenteve të Big Brother VIP Kosova 2, Shqipe Hysenajt dhe Alba Vukajt.

E gjithë kjo duket se ndodhi për shkak të banorit tjetër të këtij formati, Blerandos.

Kjo u komentua nga të gjithë të tjerët e një mendim e dha edhe opinionisti, Bledi Mane.

Foto: Screenshot/YouTube

“Ua kam thënë disa herë. Mbani rregullin tuaj të punës, ka njerëz që kujdesen për këtë spektakël”, u shpreh ai.

“E dyta: Shkurt dhe saktë. Shqipe dhe Alba janë shumë xheloze, ato të dyja e kanë mendjen te Blerando, ndërkohë që Blerando do Bleron, ky është problemi”, vazhdoi Mane.

Foto: Screenshot/YouTube

Kjo deklaratë e Bledit shkaktoi të qeshura te banorët e po ashtu edhe te publiku.

I njëjti shpesh hedh kunja dhe është i drejtpërdrejt me banorët. /Telegrafi/