Telegrafi

Bled Mane reagon pas përfundimit të Big Brother VIP Kosova 2

Foto: Screenshot/Instagram

Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 2, Bled Mane, ka reaguar pas përfundimit të këtij spektakli.

Ai ka bërë një reagim në rrjete sociale, ku ka falënderuar të gjithë ata që punuan për këtë format.

Në fotografinë e publikuar në Instagram, ai shfaqet krah opinionistes Anita Muçaj – Haradinaj si dhe moderatorëve: Alaudin Hamiti e Jonida Vokshi.

“Rrugëtimit tonë i erdhi fundi. Faleminderit çdokujt që punoi e kontribuoj në Big Brother Vip Kosova 2”, ka shkruar ai.

Lexo po ashtu Bledi Mane mungon në spektaklin e Big Brother, zbulon arsyen

Bledi shquhet për komentet e tij pikante dhe ngacmimet që ka bërë herë pas here me konkurrentët.

Fitues i këtij edicioni vlen të ceket se u shpall Lumbardh Salihu, i cili fitoi plot 144 mijë euro.

Në vend të katërt u rendit Edona James, në vend të tretë Shqipe Hysenaj dhe në vend të dytë Blerando. /Telegrafi/