Site icon Telegrafi

Bleacher Report Football me disa foto dhe statistika e tregon ecurinë prefekte të Kosovës

Kosova do të luajë ndaj Anglisë, sot nga ora 20:45, në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Evropian.

Ecuria e Kosovës ka bërë bujë në mediat ndërkombëtare, ku ka 15 ndeshje pa humbje, 10 fitore dhe 5 barazime.

Një prej mediumeve që e ka paraqitur këtë ecuri perfekt të Kosovës është edhe Bleacher Report Football.

Portugalia dhe Danimarka mbajnë vendin e dytë me nga 10 ndeshje aktualisht.

Humbja e fundit e Kosovës daton në tetor të vitit 2017, kur pësoi nga Islanda 2-0.

Aty ceket edhe fitimi i grupit në Ligën e Kombeve, ku la pas kombëtare si Azerbajxhan, Malta dhe Ishujt Faroe.

Kjo ecuri vjen pas nisjes shumë të keqe, ku në eliminatoret për Kampionat Botëror, Kosova mori një bazimin dhe nëntë humbje. /Telegrafi/

Exit mobile version