Site icon Telegrafi

Blazeski: Të gjitha ligjet në vend janë respektuar për hapjen e qendrës kulturore bullgare në Ohër

Shoqata i ka respektuar të gjitha procedurat ligjore në vend dhe nuk ka bërë asnjë kundërvajtje, thotë në një deklaratë për media kryetari i qendrës kulturore “Car Borisi i Tretë”, Tome Blazeski.

“Nëse kemi bërë diçka të gabuar, i kërkojmë falje gjithë publikut, por nuk kemi bërë asnjë ofendim. Ne i respektuam të gjitha ligjet, me gjithë respektin për shtetin, Republikën e Maqedonisë, për maqedonasit…”, tha Tome Blazeski, kryetar i shoqatës “Car Borisi i Tretë”.

Ndërkohë, situata jashtë klubit u përshkallëzua pasi disa persona nga turma nisën të gjuanin me gurë dhe vezë drejtë ambienteve të klubit. Në disa raste ka intervenuar edhe policia.

Exit mobile version