Site icon Telegrafi

Blaze dhe Ari po vijnë me projekte të reja për të sjell ndryshime në skenën e muzikës rap

“Realeyez” janë një grup i formuar në vitin 2017, por që merren me muzikë prej 16 vitesh.

Ata kanë qenë aktivë kryesisht më Zvicër dhe tregun evropian.

Labeli tashmë janë rritur si ekip dhe i janë futur punës që shumë shpejt të sjellin projekte muzikore për tregun vendor të muzikës.

Blaze dhe Ari janë dy reperët e labelit, të cilët kanë paralajmëruar se së shpejti do të sjellin projektin e ri muzikor “Luftë për Dinero”.

Teksti i këngës është shkruar nga vet Blaze & Ari, ndërsa për muzikën është kujdesur Joezee në bashkëpunim me Realeyez Vato.

Klipi në fjalë me regji të Alban Selimajt, pritet të publikohet gjatë këtij muaji. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=RuPgkZyPC68

Exit mobile version