Këngëtari i njohur shqiptar, Blasta, është rikthyer me projekt të ri muzikor pas një kohe të gjatë.
“Faj” mban titullin kënga e tij, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale me një paraqitje mjaft atraktive.
Tektin dhe muzikën e këtij projekti e ka shkruar vet artisti, teksa është realizuar nën producimin e Arti Rec.
Ky videoklip i veçantë i është besuar produksionit të njohur “BUG Production”.
Projektin tanimë mund ta gjeni në YouTube dhe besohet se ky rikthim i Blastës do mirëpritet nga publiku, megjithëse reagimet e para janë mjaft pozitive.
https://www.youtube.com/watch?v=qsz8y_WAp14&feature=emb_title
Artisti nga Ferizaj u bë më i njohur për bashkëpunimet me këngëtaren Adelina Berisha si “Diçka më shumë” dhe “Lema”. /Telegrafi/