Site icon Telegrafi

Blasta reagon pas daljes nga BBVK: Faleminderit të gjithëve për përkrahjen, tani jam mirë duke u rikuperuar

Javën që lamë pas në një nga spektaklet e Big Brother VIP Kosova u lëndua reperi Blasta.

Artisti nga Ferizaj u lëndua aksidentalisht në zonë intime nga banori Artan Thaçi, derisa ishin bashkë duke hekurosur një bluzë.

Pas kësaj, atij i duhej të largohej nga shtëpia për të marrë trajtim mjekësor në spital.

Foto: Screenshot/Instagram

Një ditë më vonë u kuptua që Blasta është larguar nga shtëpia për shkak të këtij incidenti.

Lexo po ashtu Pas lëndimit në pjesën intime, Blasta lajmërohet nga spitali

Ai ka reaguar për herë të parë pas daljes duke i falënderuar të gjithë për mbështetjen.

“Përshëndetje të gjithëve. Desha të ju falënderoj të gjithëve që keni votuar për mua. Faleminderit për përkrahjen që ma keni dhënë sa kam qenë në shtëpi. E vlerësoj shumë”, u shpreh ai.

Tutje, këngëtari theksoi se është mirë dhe se po vazhdon të rikuperohet në lidhje me këtë.

Foto: Screenshot/YouTube

“Faleminderit për interesimin që keni shprehur për shëndetin tim. Tani jam mirë dhe jam duke u rikuperuar dhe do të bëhem mirë. Faleminderit shumë dhe ju dua fort”, vazhdoi ai. /Telegrafi/

Exit mobile version