Reperi i njohur, Blasta javë më parë u bë pjesë e Big Brother VIP Kosova.
Rap-artisti nga Ferizaj ka shfaqur një natyrë të qetë të tij dhe gati rrallë herë përfshihet në ndonjë debat.
Megjithatë, sot reperi ka folur për jetë e tij privat duke treguar për ndarjen nga bashkëshortja dhe distanca me të birin, i cili jeton me nënën në Angli.
Teksa u shoqërua nga banorja e re, Melisa Lleshi e cila nga mbrëmë (e premte) u bë pjesë e shtëpisë së famshme, artisti ka folur hapur për ndarjen.
Blasta tregoi se u nda nga bashkëshortja pasi nuk gjetën gjuhën e përbashkët për karrierën e tij muzikore ndërsa ata kanë një djalë tri vjet e gjysmë.
“Kam qenë i martuar, e kam një djalë i ka tri vite e gjysmë, ndodhi për shkak të gjërave jo të jashtëzakonshme, muzika, ka qenë faji i të dyve, kur je artist dikush që nuk e njeh këtë pjesë është e vështirë ta kuptoj sado që jam munduar të ia shpengoj dhe i kam thënë merr kohë sa të duash dhe vendos se do të ketë shumë raste të ndryshme, jam munduar ta parapërgatiti dhe dikur u pa që nuk ishte edhe aq e përgatitur për këtë”, tha Blasta.
Tutje, ai u shpreh se për shkak të djalit ai ruan kontakte me ish-partneren dhe se e gjithë historia me të e ka mësuar se duhet ta ketë prioritet karrierën e tij e jo personin.
“Kemi një lloj raporti për shkak të djalit që e mbajmë, ka kaluar jemi ndarë që tri vite e gjysmë, e kam harruar, jeta vazhdon, tash prioritet e kam vetëm muzikën, tani kam mësuar që nuk duhet ta vendosësh individin para karrierës”, tha reperi.
Ndryshe, theksojmë që mbrëmë e eliminuara e radhës ishte modelja Gresa Hoti, të cilës më pas i qëlloi bileta e rikthimit për të vazhduar sërish rrugëtimin e saj në shtëpinë e BBVK-së. /Telegrafi/