Blasta dhe Fjolla Morina janë në përgatitje të bashkëpunimit muzikor, të cilin do ta sjellin para fansave të tyre në një të ardhme të afërt.
Realizimin e duetit e kanë konfirmuar dy këngëtarët përmes postimeve respektive në profilet e tyre në rrjetet sociale.
Në bazë të imazheve të shpërndara kuptohet që kënga do të shoqërohet edhe me videoklip.
“Mexicana” do ta ketë titullin projekti i ri muzikor i dyshes, fansat e të cilëve tashmë janë duke e pritur.
Në fotografinë e shpërndarë në Instagram, Fjolla shfaqet atraktive e shtrirë përmbi tavolinë, ndërsa pranë saj ndodhet Blasta. /Telegrafi/