Telegrafi

Blanchett: Aktorët heteroseksualë duhet të jenë në role homoseksuale

Aktorja fituese e Oscarit, Cate Blanchett ka mbrojtur të drejtën e aktorëve heteroseksual që të paraqiten në rolet kryesore të transeksualëve apo anëtarëve të komunitetit LGBT.

Hollywood është kritikuar për një kohë të gjatë, sepse roli i homoseksualëve po u jepet aktorëve heteroseksualë.

Në korrik të këtij viti, aktorja Scarlett Johansson hoqi dorë prej rolit të personazhit transgjinorë në filmin “Rub and Tug” pasi aktoret transgjinore ishin ankuar për diskriminim.

Aktivistët pastaj e bënë të qartë se roli kryesor duhet t’u besohet personave transgjinor dhe aktoret transgjinor e konsideronin atë lloj diskriminimi.

Megjithatë, aktorja australiane nuk pajtohet me mendimin dhe qëndrimin me të cilin aktorët ose aktoret mund të luajë rolin e homoseksualëve vetëm nëse ata kanë një përvojë të tillë personale të tyre.

Lexo po ashtu Dhjetë aktoret e shkëlqyera që portretizuan më së miri gratë e famshme në filma

“Unë nuk do të lodhem së menduari rreth kësaj dhe të ritheksoj se faktin se do të vazhdoj të pranoj dhe të luaj të gjitha rolet”, tha aktorja që aktualisht gjendet në Festivalin e Filmit në Romë.

Ndryshe, Blanchette luajti rolin e një aktore lesbike në vitin 2015 në filmin “Carol”. /Telegrafi/