Agjenti i ish-trajnerit të PSG-së, Laurent Blanc, ka hedhur poshtë spekulimet për një kontratë.
Blanc ishte lojtar në Camp Nou dhe e njeh punën e klubit.
Pas largimit nga PSG, ai është lidhur shumë me një transferim te Barcelona, një hipotezë që është hedhur tashmë poshtë.
“Ai ka pasur nevojë që të pushojë. Tash ai është gati të kthehet. Prioriteti është të punojë në ligat jashtë Francës. Por, nuk e di çka do të ndodhë”.
“Nuk njoh menaxherë që nuk do të donin të drejtonin Barcelonën, por nuk ka pasur kontakt me ta”, u shpreh agjenti Menes për Canal Plus. /Telegrafi/