Telegrafi

Blake të shtunën lanson këngën e re

Blake (Foto: Instagram/Bllejk)

Blake ka njoftuar se në fundjavën që vjen do ta lansojë këngën e re.

Përmes një xhirimi të publikuar në Instagram, reperi e ka treguar një fragment nga kënga e re.

Në bazë të asaj që shkruar, projekti do të vijë për fansat të shtunën në orën 14:00, ndërsa mban titullin “Kta e din”.

“Trëndafil” është titulli një prej këngëve më të fundit të Blake që u realizua me videoklip. RZON qëndron prapa kësaj kënge, të cilës ia ka bërë muzikën, ndërsa Don Gima e ka bërë miksimin dhe masterizimin.

Lexo po ashtu Lajmet për Blake

Për anën vizuale është kujdesur produksioni Boulevard Films që e ka bërë regjinë dhe xhirimin e videos muzikore.

Ndërsa “Malli” ka qenë një prej projekteve paraprake të reperit, e cila po ashtu ishte publikuar me videoklip.

Muzika ishte realizuar po ashtu nga RZON, ndërsa vet këngëtari ishte kujdesur për melodinë dhe e ka shkruar tekstin e këngës. /Telegrafi/