Telegrafi

Blake Shelton dhe Gwen Stefani janë martuar në një ceremoni private

Nuk ka dyshim kësaj radhe se Gwen Stefani dhe Blake Shelton janë martuar.

Çifti u martuan zyrtarisht të shtunën, më pak se një muaj pasi këngëtarja e “No Doubt” ndezi thashethemet për një martesë duke qenë se u fotografua me një diamant në dorën e saj të majtë.

Ceremonia u zhvillua në fermën e Shelton në Oklahoma, ku burimet thanë më parë se ai ndërtoi një kishëz me qëllim që të martohej me Stefanin atje.

Pamje nga martesa e Blake dhe Gwen (Foto: Backgrid)

Stefani, 51 vjeçe dhe Shelton, 45 vjeç, filluan lidhjen në 2015 pasi u takuan si trajnerë në “The Voice” të NBC.

Në atë kohë, rokeri dhe super ylli i ‘country’ ishin të dy të divorcuar.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Blake Shelton

Në korrik 2015, Shelton bëri kërkesë për divorc nga Miranda Lambert, gruaja e tij e dytë, pas katër vitesh martesë.

Pamje nga martesa e Blake dhe Gwen (Foto: Backgrid)

Pastaj, vetëm disa javë më vonë, Stefani dhe Gavin Rossdale tronditën fansat duke u ndarë pas 13 vitesh martesë dhe tre fëmijëve.

Që kur u bënë bashkë, muzikantët kanë realizuar disa bashkëpunime si: “Nobody But You”, “Happy Anyëhere” dhe “You Make It Feel Like Christmas”.

Dyshja u fejuan në tetor të vitit që lamë pas. /Telegrafi/