“Nikotina” mban titullin kënga më e re e Blake, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Producenti Rzon qëndron prapa kësaj kënge, tekstin e të cilës e ka shkruar vet këngëtari.
Për miksimin dhe masterizimin është kujdesur Bergin Demaj dhe Nome Entertainment.
Xhirimi i videoklipit është bërë nën drejtimin e regjisorit Valon Aziri, derisa publikimin e ka bërë AVD Digital.
“Kta e din” është një prej realizimeve më të fundit të Blake që u publikua në fund të vitit të kaluar. /Telegrafi/