Telegrafi

Blakaj: Institucionet vendore kanë treguar se nuk ishin të gatshme t’i gjykonin krimet e luftës (Video)

Në emisionin “Përballje” është diskutuar për drejtësinë dhe ballafaqimin me të kaluarën. Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) zyra në Kosovë, ka ka theksuar se institucionet vendore të drejtësisë nuk kanë qenë të gatshme që të merren me gjykimin e krimeve të luftës.

Ai në emisionin “Përballje”, në “RTV Dukagjini” ka thënë se institucionet e Kosovës nuk kanë bërë asgjë për krimet e pretenduara të kryera nga shqiptarët. “Duke mos bërë asgjë, kjo ka mbetur në duar të ndërkombëtarëve.

Dështime kanë ndodhur edhe nga institucionet ndërkombëtare të vendosura në Kosovë. Edhe pala shqiptare ka qenë pjesë e këtyre dështimeve që kanë ndodhur. Është hezituar nga gjyqësori kosovar të merret me këto procese, duke kërkuar një komoditet të mirë, duke mos u përfshirë në procesimin e krimeve të luftës”, ka shtuar Blakaj.

Sipas tij, ka pasur një dëshirë të madhe nga gjykatësit e prokurorët për mospërfshirje absolute në gjykimin e krimeve të pretenduara të luftës. /Telegrafi/