Site icon Telegrafi

Blair e falënderon Osmanin për mikpritjen dhe dhuratën

Ish-kryeministri britanik, miku i madh i Kosovës Tony Blair ia ka dërguar një letër presidentes Vjosa Osmani pas vizitës që ai pati në Kosovë me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Blair tha se është ndier i nderuar me ardhjen në Kosovë dhe për prezencën e tij në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka uruar se do të takohet prapë me Osmanin.

Blair ka falënderuar Osmanin edhe për dhuratën.

Një gur kristali për mikun e madh të Kosovës Tony Blair, për të vazhduar traditën e Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova,  kishte dhuruar Osmani gjatë vizitës që ai pati në Kosovë./Telegrafi/

Exit mobile version