Site icon Telegrafi

BlackCofee, një nga DJ-të më të mirë në botë vjen në UNUM Festival 2025

UNUM Festival 2025 është gati të sjellë një eksperiencë që do të thyejë çdo rekord dhe do të jetë më i madhi dhe më i veçanti deri tani! Pritshmëritë janë të jashtëzakonshme, dhe festivali po përgatitet të presë një emër të madh të muzikës globale, që po e ngrit festivalin në një nivel krejtësisht të ri.

LEGJENDA vetë, BLACK COFFEE, DJ-i më i mirë në botë, i shpallur në vitin 2024 në Golden Moon Awards për herë të parë po vjen në UNUM Festival duke na sjellë një performancë të papërsëritshme në brigjet e Ranës së Hedhun. Ai do e hap Main Stage për herë të parë ditën e Enjte me date 05.06.2025.

BLACK COFFEE ka revolucionarizuar muzikën elektronike, duke e çuar Afro-house në skenat më të mëdha të botës nga Coachella te Ibiza dhe duke bashkëpunuar me superyje si Drake dhe Beyoncé. Tani, për herë të parë, ritmet e tij të thella dhe shpirtërore do të tronditin rërën e UNUM Festival.

Për organizatorin Kushtrim Sahiti, ky edicion do të jetë ndër më të mëdhenjtë që ka ndodhur ndonjëherë. “Interesimi për këtë vit ka qenë dhe vazhdon të jetë jashtëzakonisht i lartë, dhe ne kemi punuar pa u lodhur për të ofruar një lineup dhe një eksperiencë që do të kalojnë çdo pritshmëri. Po presim deri në 80.000 vizitorë gjatë 5 ditëve dhe 5 netëve magjike”.

Këtë vit, Shëngjini do të përjetojë një fluks të jashtëzakonshëm vizitorësh, veçanërisht të enjten, kur do të funksionojnë dy skena: Main Stage, performanca nga BLACK COFFEE dhe SETH TROXLER, ndërsa në Pine Stage Sonja Moonear dhe shumë artistë të tjerë të njohur. Mbi 30,000 vizitorë priten të jenë pjesë e këtij spektakli!

Për ata që planifikojnë akomodimin, për shkak të kërkesës së lartë në Shëngjin, rekomandojmë të konsideroni Velipojën si një alternativë ideale. Me hapjen e rrugës së re, Velipoja është bërë më e qasshme se kurrë, duke ofruar një opsion komod vetëm 20 minuta larg festivalit.

UNUM Festival 2025 këtë vit ka një lineup bombastik për të gjithë adhuruesit e muzikës elektronike. Emra që kanë lënë një shenjë të pashlyeshme në industrinë globale të muzikës do të performojnë për 5 ditë dhe 5 netë plot energji dhe pasion. Main Stage do të shpërthejë me emra të mëdhenj si BEDOUIN, BLACK COFFEE, CARLITA, DAMIAN LAZARUS, duke na dhëne një eksperienceë që veç UNUM di me bo!

Për adhuruesit e plazhit dhe muzikës, BEACH STAGE do t’ju ofrojë momente magjike dhe të paharrueshme, me performanca electrizuese nga DIXON, NANDU, LEHAR, dhe shumë të tjerë
Minimalistët do të përjetojnë një hipnozë muzikore nga PRIKU, RARESH, RHADOO, PRASLEA dhe CRISTI CONS, ndërsa RICARDO VILLALOBOS do të sigurojë që UNUM të mbetet parajsa e underground-it dhe si çdo here tjeter mbi 90 DJ të tjerë.

E çka e bën UNUM Festival edhe më të veçantë është lokacioni, një festival në natyrë që ofron shumë mundësi për t’u shijuar: sportet ujore, pushimet në plazh, kinemën në natyrë, dhe sesione joge, duke bashkuar më të mirën e relaksimit dhe muzikës.

Tashmë Unum është në fazën finale të shitjes së biletave, dhe numri i tyre është shumë i kufizuar dhe pritet të shiten shumë shpejtë posaqërisht me lajmin që do lansohet neser.

Siguro biletën tënde tani në unumfestival.com

Exit mobile version