Site icon Telegrafi

Black Panther, më i shikuari në javën e dytë radhazi

Filmi i Disney dhe Marvel, “Black Panther”, ka përfituar 102 milionë dollarë nga shitja e biletave në Amerikën Veriore në javën e dytë të shfaqjes nëpër kinema.

Në këtë mënyrë, është bërë filmi i katërt me më së shumti përfitime në javën e dytë shfaqjes.

Nga filmat me më së shumti përfitime në javën e dytë të paraqitjes, vendi i parë i takon “Star Wars: The Force Awakens” (149 milionë dollarë), “Jurassic World” (106.6 milionë dollarë) dhe “The Avengers” (103 milionë dollarë).

Në javën e parë të shfaqjes, “Black Panther” ka përfituar 320 milionë dollarë në SHBA, kurse në total ka grumbulluar 520 milionë dollarë në gjithë botën.

Në renditjen e kësaj fundjave, vendi i dytë i takon “Game Night” me Jason Bateman dhe Rachel McAdams në rolet kryesore. Ky film ka përfituar 15 milionë dollarë.

Ndërsa vendi i tretë i takon filmit “Peter Rabbit” me përfitime prej 11 milionë dollarë.

“Annihilation” është i katërti në renditje, kurse pesë vendet e para përmbyllen me “Fifty Shades Freed”.

Interesim të madh për ta shikuar filmin “Black Panther” në Cineplexx kanë shprehur edhe filmdashësit nga Kosova. /Telegrafi/

Exit mobile version