Site icon Telegrafi

“Black Panther” bëhet filmi më i shitur me superheronj i të gjitha kohërave në SHBA

Filmi i Marvel për superheroin “Black Panther” ka pasur shikueshmëri të madhe në të kinematë anekënd botës qëkur filloi të shfaqej në muajin shkurt të këtij viti.

Ndërkaq, arritja më e re e këtij realizmi është se në Amerikë, ky është filmi me superheronj më i shitur i të gjitha kohërave.

Aktori kryesor, Chadwick Boseman (Foto: Getty Images)

Filmi me regji të Ryan Coogler ka përfituar më shumë se 630.9 milionë dollarë në tregun amerikan dhe kështu e ka tejkaluar “The Avengers” (623 milionë dollarë) dhe është bërë filmi më i suksesshëm më superheronj në Amerikë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Black Panther

Vetëm shtatë filma në histori të SHBA-ve kanë arritur të përfitojnë më shumë se 600 milionë dollarë.

Që nga fillimi i shfaqjes e deri më tani, “Black Panther” ka përfituar edhe 593 milionë dollarë në vendet tjera të botës, ndërsa është shfaqur në 4.084 kinema.

Veç kësaj, filmi i Coogler është bërë filmi i parë pas “Avatar ” (2009) që ka qëndruar për pesë javë radhazi në krye të listës së filmave më të shitur.

Regjisori Ryan Coogler (Foto: Getty Images)

Kujtojmë se kjo aventurë fantastiko-shkencore për vetëm katër ditë u bë filmi më i shitur i të gjitha kohërave me regji të një regjisori afro-amerikan.

Po ashtu, “Black Panther” është filmi i parë me buxhet të madh që në rol kryesor ka një afro-amerikan (Chadwick Boseman) në rolin e superheroit.

Krahas tij në këtë projekt luajnë edhe Michael B. Jordan, Lupita Nyong’o, Danai Gurira, Martin Freeman, Daniel Kaluuya, Letitia Wright dhe shumë të tjerë.

Natyrisht se numër i madh i filmdashësve nga Kosova  e kanë shikuar filmin “Black Panther” në kinemanë Cineplexx. /Telegrafi/

Exit mobile version