Site icon Telegrafi

“Black Friday” shpenzimet në Britani të Madhe priten të shkojnë në 13.4 miliardë dollarë

Shitësit me pakicë në Europë kanë ndjekur blerës në të ashtuquajturën e “Premtja e Zezë”, duke testuar besimin e konsumatorëve, veçanërisht në Britani ku fluksi i shpenzimeve i huazuar nga Shtetet e Bashkuara është bërë më popullor.

Pas rënies më të madhe të shitjeve në 4 vite e gjysmë gjatë Tetorit, shitësit me pakicë në Britani po shpresojnë se zbritjet do të tërheqin blerësit, të cilët kanë më pak të ardhura në dispozicion prej rritjes së ngadaltë të pagave dhe inflacionit. Në Britani, ky event, që është fokusuar kryesisht në mallrat elektronikë, është zhvilluar në pjesën më të madhe online që prej vitit 2014, kur pati dyndje dhe kaos nëpër dyqane. Analistët atje thonë se do të jetë dita më e zënë e të gjithë vitit për shitësit me pakicë. Firma hulumtuese GlobalData, projekton se shpenzimet në Britani pritet të rriten me 3.8% këtë vit në 13.4 miliardë dollarë.

Firma e shitjeve me pakicë, Argos, e nisi eventin në orën 21:00 ditën e Enjte, me faqen në ueb që regjistroi mbi 800,000 vizita gjatë orës së parë dhe deklaroi se pret 12 milionë vizitorë për të gjithë ditën. Sikurse vitin e kaluar, Amazon dhe lideri në tregun britanik Tesco, po ngushtojnë promocionet në 1 deri në 2 javë, duke u përpjekur që të zbutin kërkesën dhe reduktojnë presionet në rrjetet e furnizimit dhe shpërndarjes.

Sipas sondazheve në Gjermani, shitjet gjatë të Premtes së Zezë dhe të Hënës Kibernetike pritet të shtojnë rreth 1.7 miliardë euro te të ardhurat e shitësve me pakicë.

Vitin e kaluar, 16% e konsumatorëve gjermanë përfituan nga zbritjet duke shpenzuar mesatarisht vetëm 170 euro secili. Thuajse 8 milionë konsumatorë francez pritet të blejnë nga e Premtja deri ditën e Hënë, duke pritur të ardhura në rreth 945 milionë euro. Kjo ngjarje ka fituar popullaritet edhe në Itali, ndërkohë që këtë vit të gjithë shitësit kryesorë me pakicë kanë bërë reklamime për zbritjet. Spanjollët kanë qenë të ngadaltë për të ndjekur këtë fenomen, dhe vetëm 22% pritet të bëjnë blerje, tregojnë sondazhet.

Në SHBA, një sondazh i PriceëaterhouseCoopers, tregon se shitësit me pakicë nuk do të jenë aq optimistë sa herët e tjera, dhe pritet që vetëm 35% e konsumatorëve do të bëjnë pazar gjatë kësaj dite. /Telegrafi/

Exit mobile version