Xhiro e nëntë në BKT Superligën e Kosovës vazhdon sot me tri super ndeshje të tjera që janë në program për tu zhvilluar.
Kjo xhiro nisi me fitoren e Drenicës 4-0 ndaj Feronikelit, derisa Ulpiana dhe Drita barazuan 0-0.
Sot na presin tri ndeshje edhe më të nxehta, ku vëmendja padyshim që është në kryeqytet, ku zhvillohet derbi rajonal mes Prishtinës dhe Llapit.
Prishtina në këtë takim vije pas barazimit 1-1 në Gjilan ndaj Dritës, derisa Llapi pas fitores së parë ku mposhti Dukagjinin 1-0.
Sfidë e zjarrtë na pret edhe në stadiumin e qytetit në Gjilan, ku përballë njëra tjetrës janë dy konkurrentët për titull, Gjilani e Ballkani.
Gjilanasit duan të rikthehen te fitoret pas barazimit me Malishevën, derisa ‘Xhebrailat’ kërkojnë tri pikët për tu rikthyer në pozitën e parë.
Ndeshje shumë interesante sot pritet të zhvillohet edhe në Klinë. Dy ekipet e inkuadruara në elitë, Dukagjini dhe Malisheva përballen mes vete.
Të tria sfidat e ditës së sotme në BKT Superligë fillojnë nga ora 13:00. /Telegrafi/