Pas ndeshjeve ndërkombëtare nga dita e sotme rikthehen ndeshjet e kampionateve vendore.
Kësisoj pas pauzës prej dy javëve, elita e futbollit kosovar, BKT Superliga rikthehet në aksion sot me dy ndeshjet e para të xhiros së nëntë.
Skuadra e rikthyer në elitë, Ulpiana do të luaj për herë të këtë edicion në stadiumin e qytetit në Lipjan.
Lipjanasit do të jenë nikoqir të skuadrës gjilanase Drita me fillim nga ora 13:00.
Vendasit në këtë takim vijnë pas humbjes 1-0 nga Feronikeli, derisa Drita pas barazimit pa gola 0-0 me Prishtinën.
Interesant pritet të jetë edhe sfida në Skenderaj, ku Drenica do të jetë nikoqire e Feronikelit.
Drenica vjen në këtë takim pas humbjes nga Ballkani dhe kërkon të rikthehet te fitoret.
Në anën tjetër Feronikeli pas fitores ndaj Dukagjinit kërkon të vazhdojë ecurinë e rezultateve të mira dhe udhëton në Bajram Aliu për të shkaktuar befasi.
Të dyja sfidat e ditës së sotme fillojnë nga ora 13:00. /Telegrafi/