Kosova është e pasur me një llojllojshmëri të pasur speciesh shtazore.
Gjatë muajve të nxehtë nga shoqata të ndryshme organizohen ekspedita të ndryshme me grupe për eksplorim të natyrës.
E gjatë këtyre vizitave shpesh ndodh shpesh që të takoni specie të ndryshme nga bota e egër.
Një eksperiencë e mrekullueshme në kontakt me natyrën dhe faunën vendase e patën edhe anëtarët e shoqatës SHBA Gjeravica Pejë.
“Me datë 23.07.2023 disa anëtarë të shoqatës tonë takuan në bjeshkë arushën dhe hasën përpara tyre një tufë me dhi të egra”, thuhet në njoftimin e kësaj shoqate. /Telegrafi/