Site icon Telegrafi

Bjellorusia do të luftojë vetëm nëse sulmohet, por jo si aleate e Rusisë

Bjellorusia do të luftojë përkrah rusëve vetëm nëse një vend tjetër vendos të nisë një sulm ndaj saj, tha sot presidenti i këtij vendi.

Alexander Lukashenko shpesh ka mohuar pretendimet se bjellorusët mund të përfshihen më shumë në konflikt si aleate e Rusisë.

“Unë jam gati të luftoj përkrah rusëve nga territori i Bjellorusisë vetëm në një rast: Nëse qoftë edhe një ushtar hyn në territorin bjellorus për të vrarë popullin tim”, pohoi Lukashenko duke shtuar se “nëse ata kryejnë agresion kundër Bjellorusisë, përgjigja do të jetë më e ashpër dhe lufta do të marrë një natyrë krejtësisht të ndryshme”.

Ai do të takohet të premten me presidentin rus, Vladimir Putin, njoftoi agjencia shtetërore bjelloruse Belta.

Lexo po ashtu Sistemi raketor rus hidhet në erë nga ukrainasit, shpërthim masiv i municionit kur goditet nga artileria e Kievit

Theksojmë se trupat ruse dhe bjelloruse kohët e fundit kanë kryer disa stërvitje të përbashkëta ushtarake.

Kujtojmë se mijëra forca ushtarake gjenden në jug të territorit bjellorus, në kufi me shtetin ukrainas, raporton skynews.

Ndryshe, Bjellorusia është ndër vendet e vetme së bashku me Serbinë që nuk i ka vendosur sanksione Rusisë shkaku i pushtimit të Ukrainës. /Telegrafi/

Exit mobile version