Të paktën nëntë dronë rusë të nisur nga Rusia në Ukrainë gjatë natës kanë kaluar nëpër Bjellorusi, sipas një raporti nga një grup monitorimi ushtarak.
Sipas projektit bjellorus Hajun, dronët u regjistruan duke fluturuar në hapësirën ajrore të vendit midis orës 23:30 dhe 1:30 të mëngjesit.
Ai shtoi se, rreth orës 00:55 një shpërthim u dëgjua pranë qytetit Mazyr të Bjellorusisë.
Menjëherë pas kësaj, thuhet se një dron u zhduk nga radarët, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
“Për momentin gjithçka tregon se mbrëmë është rrëzuar një dron Shahed nga forcat e mbrojtjes ajrore në afërsi të Mazyr”, përfundon projekti.
Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që dronët rusë përfundojnë duke kaluar në Bjellorusi, një aleate e Moskës, që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë.
Në tetor, Hajun raportoi se dronët kishin kaluar në hapësirën ajrore të Bjellorusisë ndërsa presidenti i vendit, Alexander Lukashenko, po udhëtonte me helikopter. /Telegrafi/