Bjellorusia ka pretenduar se ka rrëzuar objekte të paspecifikuara të nisura nga Ukraina.
Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka thënë se forcat ajrore të vendit të tij shkatërruan disa nga “rreth një duzinë” dronë ukrainas, pasi ata shkelën hapësirën ajrore të vendit të tij në rajonin Mogilev në kufi me Rusinë.
Lukashenko – një aleat i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin – tha se dronë të tjerë u shkatërruan më vonë pranë qytetit rus të Yaroslavl, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
“Nuk e kuptoj pse Ukraina duhej ta bënte këtë. Ne duhet ta shqyrtojmë atë”, tha Lukashenko.
“Por ne e kemi bërë të qartë veten dhe u kemi përcjellë atyre se çdo provokim nuk do të mbetet pa përgjigje”, shtoi ai.
Bëhet e ditur se si përgjigje, Bjellorusia ka dërguar më shumë trupa për të përforcuar kufirin e saj me Ukrainën.
Ndërkohë, Ministria e Jashtme thirri gjithashtu të ngarkuarin me punë të Ukrainës, kërkoi masa për të siguruar që incidente të tilla të mos përsëriten dhe sugjeroi se një përsëritje do ta shtynte Bjellorusinë të shqyrtonte nëse prania diplomatike e Kievit në Minsk ishte “e përshtatshme”. /Telegrafi/