Kombëtarja e Shqipërisë ka marrë një fitore tejet të madhe në udhëtim te Bjellorusia.
Kuqezinjtë kanë triumfuar me rezultat të pastër 0-2, duke shënuar nga një gol në të dyja pjesët.
Sokol Cikalleshi dhe Keidi Bare ishin dy autorët e golave në këtë takim.
Pikërisht dy shënuesit e golave dhe Elseid Hysaj ishin lojtarët më të mirë në këtë takim.
Paraqitje të mirë patën edhe Klaus Gjasula, Berat Gjimshiti e Lorenc Trashi.
Ndërkohë nota më e dobët shkoi për portierin e Bjellorusisë, Guttor si dhe mesfushorët Selyava dhe Stasevich. /Telegrafi/