Site icon Telegrafi

Biznesmeni Rakip Roli u vra nga 22-vjeçari Llej Lika, i ati e ndihmoi: Publikohen pamjet e arrestimit të autorëve të dyshuar

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar për vrasjen e biznesmenit Rakip Rroli në Laç mëngjesin e së premtes.

Bashkë me të dyshuarin kryesor janë vënë në pranga dhe dy bashkëpunëtorë të tij si dhe është sekuestruar arma e krimit, një kallashnikov.

Ngjarja ndodhi në Sanxhak, Kurbin, ku mbeti i vrarë 55-vjeçari Rroli dhe sipas hetuesve ka ardhur për motive të dobëta.

Sipas policisë autori i  dyshuar i vrasjes është Ll.L., 22 vjeç dhe bashkëpunëtorët babai i tij S.L., 56 vjeç dhe shoku i tij shtetasi K.Gj., banues në Kurbin.

Lexo po ashtu Vritet biznesmeni 55 vjeçar në Shqipëri, ishte duke lëvizur me veturën e tij

22-vjeçari u arrestua në Fushë Milot. Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale dhe një armë kallashnikov, me të cilën dyshohet të jetë kryer krimi, si dhe u sekuestrua një mjet tip “Benz ” dhe një motoçikletë, me të cilët dyshohet se lëviznin autorët.

Biznesmeni Rroli rezulton emër i njohur për policinë. Në vitin 2011 ai është përfshirë në plagosjen e një 22-vjeçari, ku së bashku me një person tjetër rrahën me sende të forta të riun për motive banale. /Euronews.al/

Exit mobile version