Site icon Telegrafi

Kamçev konfirmon se ishte zëri i tij në inçizimet e publikuara

Biznesmeni Orce Kamçev, i cili paraqitet si dëshmitar kryesor në ratin “Haraçi”, konfirmoi se ishte zëri i tij i dëgjuar në inçizimet audio që dolën në publik. Sidoqoftë, ai pretendon se bisedat janë nxjerrë jashtë kontekstit

Biznesmeni Orce Kamçev konfirmon se zëri nga regjistrimet audio të publikuara në Youtube është i tij, por ai mendon se postimi i tyre është joetik. Në një deklaratë për “Fokus”, ai tha që transkriptet u filmuan në Bullgari në fund të gushtit ndërsa ai ishte duke darkuar me katër persona. Kamçev thotë se ai dhe dy personat tjerë të pranishëm mund të konfirmojnë se ajo nuk është biseda e tërësishme dhe se pjesët e prera të inçizimeve lënë hapësirë për keqinterpretim të asaj që është biseduar.

“Plotësisht është nxjerrë jashtë kontekstit pjesa mbi “kërcënimet e pretenduara”. Asnjëherë në jetën time nuk kam shërbyer ose as që do të shërbejë me kërcënime, dhe më së paku, si prind, babai i dy fëmijëve s’do tia lejoja vetes sime të them dhe të adresojë kërcënime për fëmijët e dikujt. Unë konstatoj se qëllimi i bisedave publike është krejtësisht i ndryshëm, gjegjësisht përpjekje e atyre që i filmuan për tu miqësuar me disa struktura, pasi me shumë gjasë janë përballur me probleme më të mëdha kur i kanë inçizuar, kështu që duke luajtur në këtë mënyrë kanë menduar se do të fitojnë poenë pozitiv.

Rethi i parë i bisedimeve, me numër shtatë, u u publikua pesë ditë më parë. Në ato dëgjohet se Kamçev kërkon kontakte me Vice Zaevin, vëllaun e kryeministrit Zoran Zaev, ndërsa thotë se nëse puna nuk përfundon “të gjithë do të gjakosen”.

Dje, kryeministri Zaev për mediat theksoi se kishte dëgjuar kërcënimet, por nuk besonte se ato do të realizoheshin, por tashmë kishte marrë masa paraprake për familjen e tij./Telegrafi/

Exit mobile version