Ismail Allawala ka befasuar një stjuardesë, teksa po fluturonte me aeroplan nga Londra për në Dubai, kur bëri një pecetë letre të qëndronte në ajër.
Ky biznesmen 33-vjeçar, gjatë kohës së lirë merret me lojëra të ndryshme magjie, ndërsa ka aftësi të mëdha për realizimin e tyre, transmeton Telegrafi.
“Prej se isha fëmijë, u inspirova duke i parë këto shfaqje në televizion. Tani e kam pasion dhe më qetëson gjatë udhëtimeve”, ka thënë Allawala.
Miqtë e tij e ngacmojnë, duke i thënë se iu bënë magji afaristëve dhe ata i binden për oferta në favor të tij. /Telegrafi/
https://youtu.be/C3GVdyQUaDg