Një biznesmen amerikan që ndërtoi shtëpinë “ekologjike” 300 mijë dollarëshe, është urdhëruar që ta çmontoj pasi nuk i është përmbajtur planit urbanistik.
Eve Wilder nga Oregoni, kishte ndërtuar një shtëpi nga druri në Loch Migdale të Sutherland, ku më pas mendonte ta nxjerr në shitje, transmeton Telegrafi.
E përshkruar si shtëpia “ideale ekologjike” me një dhomë gjumi u ndërtua me standarde të larta – duke përdorur materiale jotoksike.
Megjithatë autoritetet lokale kanë urdhëruar demolimin e saj brenda katër muajve, pasi ishin kryer ndërtime pa dijeninë e autoriteteve kompetente, që bën të ditur se Wilder madje nuk kishte leje.
Ai madje është detyruar të anulojë planet për ta nxjerrë në shitje, pasi autoritetet e urdhëruan që ta çmontoj nëse dëshiron të ruaj materialet e përdorura për ndërtim – përndryshe do t’i rrënohet. /Telegrafi/