Telegrafi

Biznesi “në rikuerc”

Kosova ka marrë “tatëpjetën” në raportin e të bërit biznes që publikohet çdo vit nga Banka Botërore. Në krahasim me vitin e kaluar, Kosova këtë vit ka keqësim të rangimit më negativ në 8 nga 9 indikatorët e matshëm. Kjo ka ndikuar që vendi të renditet për dy pozita më poshtë, në krahasim me vitin e kaluar.

Nga 189 shtete që kanë qenë pjesë e raportit të Bankës Botërore, Kosova këtë vit ka zënë vendin e 66-të në ranglistën botërore për ambientin e të bërit biznes, për dallim nga viti i kaluar kur ishte në pozitën e 64-të.

Përfaqësues të biznesit dhe ekspertë të ekonomisë vlerësojnë se ngërçi politik gjashtëmujor në Kosovë, që kishe vonuar themelimin e institucioneve, pas zgjedhjeve të qershorit në vitin e kaluar, ka reflektuar në raportin e Bankës Botërore. Gati në të gjitha këto fusha, Kosova është renditur më keq sesa në raportin e vitit të kaluar.

I vetmi element pozitiv në këtë raport thuhet të jetë përparimi në lehtësimin e pagimit të taksave dhe te dhënia e lejeve për ndërtim.

Labinot Hashani, njohës i çështjeve ekonomike, thotë se pamundësia për të bërë reforma ekonomike ka bërë që Kosova të shënojë regres në të bërit biznes. Sipas tij, ngërçi institucional i vitit të kaluar është edhe arsyeja, duke shtuar edhe mungesën e reformave institucionale.

“Derisa vendet tjera kanë bërë reforma ne nuk kemi arritur të bëjmë. Rangimi në këtë raport bëhet duke matur reformat e një vendi me reformat e një vendi tjetër”, sqaron Hashani. Përfaqësues të biznesit thonë se ky rangim i Kosovës nga Banka Botërore ka qenë i pritshëm. /Zëri/Telegrafi/