Site icon Telegrafi

Biznesi dhe politika në media: A janë të mundshme reformat? (Dokumente)

Cooperation and wealth concept on blackboard

Te shumicat e mediave liderë në vend, si pronarë apo bashkëpronarë paraqiten kompani nga vendet që janë të njohur si “parajsa e tatimeve” ose “off-shore”, siç janë Belize, Ishujt e Virgjër, Saint Kits dhe Nevis, Dejlvare ose Antilet Holandeze, njofton scoop.mk.

Kur në pranverën e vitit 1996 doli numri i parë i gazetës së përditshme së pavarur “Dnevnik”, pushteti i atëhershëm ishte i vetëdijshëm se vjen koha e mediave të cilat nuk do të mund t’i ketë nën kontroll. Gazeta e përditshme “Dnevnik”, e më vonë edhe televizioni privat “A1” shumë shpejt u bënë media me ndikim, duke ndërmarrë fuqinë për të krijuar opinionin publik nga mediat e atëhershme, të cilat ishin në pronësi të shtetit – gazetat “Nova Makedonija”, “Veçer”, “Flaka” dhe Radio-televizioni i Maqedonisë (RTVM).

Përforcimi i pozicionit të mediave të pavarura private shkaktoi një falimentim të plotë të mediave, të cilat disa dekada me radhë ishin të themeluara dhe të kontrolluara nga shteti. Prandaj, shteti vendosi t’i shesë gazetat që ishin në pronësi të tij, ndërsa RTVM-në ta transformojë nga një shërbim shtetëror në një shërbim publik.

Pa ndryshime rrënjësore në sistemin politik, shumë pak mund të ndryshojë në sferën e mediave. Propozimet e ndërmjetësuesit Vanhoutte janë të pranueshme dhe japin shpresë për reforma rrënjësore të sistemit të mediave në Maqedoni, mendojnë ekspertët

20 vite më vonë, në Maqedoni ka mbi 100 media private, por shumicat e tyre janë në një lidhje direkte apo indirekte me politikën.

Qendrat ekonomike dhe politike të fuqisë, për shkak të interesit të tyre për krijimin e opinionit publik, gati e rikthyen imazhin që ekzistonte para vitit 1996, kur shteti i financonte dhe i kishte mediat nën kontroll të tij të plotë.

Reforma e sferës së mediave është bërë një pengesë kryesore për finalizimin e Marrëveshjes së Përzinos, me të cilën Maqedonia është duke u përpjekur për t’i dhënë fund krizës njëvjeçare politike, të shkaktuar nga publikimi i bisedave të përgjuara nga ana e opozitës.

“Pa ndryshime rrënjësore në sistemin politik, shumë pak mund të ndryshojë në sferën e mediave”, tha Snezhana Tërpevska nga Instituti për Studime të Komunikimit.

Në tryezën e negociatave, ku ishin të pranishëm përfaqësuesit e katër partive politike më relevante, me ndërmjetësim të diplomatit holandez Peter Vanhoutte, janë nxjerrë disa propozime. Zgjidhjet që i ofronin pushteti dhe opozita janë pothuajse tërësisht të kundërta.

“Në vitet e fundit ne jemi dëshmitarë të një tendence të vazhdueshme të kolonizimit partiak të të gjitha sferave, përkatësisht sistemi është duke u lëvizur gradualisht drejt një regjimi autoritar. Freedom House na kategorizon në të ashtuquajturat regjime hibride, të cilat janë të vendosura në mes të demokracisë dhe regjimit autoritar. Po shohim se si ky pushtet i ka kapur të gjitha institucionet demokratike, duke përfshirë edhe mediat të cilat janë mjetet e tija kryesore të manipulimit, shtrembërimit të së vërtetës, indoktrinimit dhe propagandës”, konsideron profesoresha Tërpevska.

Reforma e trupave rregullatore që të përbëhen nga ekspertë jo-partiakë dhe të pavarur, rregullimi i financimit të RTVM-së për të siguruar pavarësinë e tij, rregullimi i mënyrës së ndarjes së reklamave qeveritare, portaleve dhe dënimeve për gazetarët, janë temat kryesore për të cilat zhvillohen negociatat.

STRUKTURA JO-TRANSPARENTE E PRONËSISË

 

 

 

Derisa pritet të ndodhin reformat, ja cila është struktura e pronësisë së mediave. Hulumtimi i SCOOP-it tregoi se shumicat e mediave më me ndikim në Maqedoni kanë një strukturë jo-transparente të pronësisë. Në krahasim me vitin 2013, kur SCOOP-i gjithashtu i hulumtonte mediat, imazhi është pothuajse i pandryshuar.

Te shumicat e mediave liderë në vend, si pronarë apo bashkëpronarë paraqiten kompani nga vendet që janë të njohur si “parajsa e tatimeve” ose “off-shore”, siç janë Belize, Ishujt e Virgjër, Saint Kits dhe Nevis, Dejlvare ose Antilet Holandeze. Këto vende garantojnë konfidencialitetin e informacioneve, kështu që është e vështirë të vërtetohet se kush është pronari i tyre i vërtetë.

“Prva Republika DOOEL” është kompania që publikon revistën javore Republika dhe portalin me të njëjtin emër dhe për pronarin e ka “Iresine Limited” nga Belizja.

Selia e kompanisë “Repro One Limited”, e cila në mënyrë indirekte është pronar i gazetës së përditshme “Nova Makedonija”, gjendet në Ishujt e Virgjër Britanikë, ku është regjistruar ajo. Kjo kompani është e regjistruar në institucionet e atjeshme që nga data 25 tetor 1999, ndërsa në Maqedoni paraqitet si themelues i kompanisë që është e regjistruar në Shkup me emrin “Nova Print DOOEL”, e cila është pronar i kompanisë “Nik Nova Print DOOEL”, e cila është botues i gazetës “Nova Makedonija”.

Kompania me të njëjtin numër të identifikimit si “Repro One Limited”, e regjistruar po ashtu në Ishujt e Virgjër Britanikë, por me një emër të ngjashëm “Repro One Limited AD Tortola”, paraqitet si një nga pronarët e revistës javore “Kapital”, përmes një kompanie e cila në Shkup është e regjistruar si “Kapital Media Group DOO”.

Sipas Depozitarit Qendror për letra me vlerë, kompania “Repro One Limited” paraqitet si aksionar në më shumë kompani. Pra, kjo kompani ka 97,23% të aksioneve në Shoqërinë për projektim, prodhim dhe montim të konstruksioneve të çelikut dhe për pajisje dhe shërbime Import-Eksport Fakom AD, pastaj ka në pronësi 76,49% të aksioneve në Minierat dhe Hekurudhat “Instituti” shoqata aksionare Shkup, si dhe 80,96% të aksioneve në Minierat dhe Hekurudhat KPOR AD për shërbime të tjera kadrovike, juridike dhe ligjore që nuk janë përmendur, ndërsa zotëron edhe 22.21% të aksioneve në kompaninë ndërtimore “Beton” Shkup, fitues i disa tenderëve në kuadër të projektit “Shkupi 2014”.

Sipas Depozitarit Qendror, deri më 1 janar 2009 “Repro One Limited” paraqitet si aksionar edhe në “Makstil” me 19,38 për qind të aksioneve, kompania e cila është e lidhur me biznesmenin Minço Jordanov, ku ai është anëtar jo ekzekutiv i Bordit të Drejtorëve. Që nga viti 2009 në vend të kësaj kompanie, si aksionar në “Makstil” qëndron “Minjork Oversis Inc”, ndërsa në bilancin më të fundit mund të shihen si aksionarë dy kompani: Duferko SKOP Investment Limited dhe Duferko SKOP LTD.

Sipas Vikipedia, Jordanov që nga viti 1992 është i angazhuar në “Duferko” SA nga Luganoja.

Përndryshe, sipas Forbs, ai është shpallur si një nga njerëzit më të pasur në rajon. Së bashku me Lupço Zikovin, një nga pronarët e revistës “Kapital” përmes kompanisë “Kamburis dhe Barba” se bashku janë anëtarë në Shoqatën Aleanca për Maqedoninë Pozitive, ku gjithashtu është anëtar edhe Vllado Buçkovski.

Struktura e pronësisë së TV “Alfa” është e lidhur me Antilet Holandeze. Pronar i televizionit është kompania “Alfa Skop DOO” nga Shkupi, e cila sipas dokumenteve të Regjistrit Qendror, ka të njëjtën adresë me televizionin. Kjo kompani, megjithatë, ka katër pronarë: Makoshped AD Shkup, Tehnometal Vardar, AD Evropa dhe “CHS Invest Group”, e cila ka shumicën e kapitalit të kompanisë. Nga 25 mars 2013, në Gazetën Zyrtare të Republikës së Serbisë (тука да го ставиме документот), shkruan se kompania “Komtrade Holding N.V. – Kurakao” nga Antilet Holandeze është pronari i qindpërqindtë i kompanisë “CHS DOO” nga Beogradi, e cila është themelues i kompanisë me të njëjtin emër në Maqedoni.

Si pronari i kompanisë „Komtrade“ paraqitet manjati serb Veselin Jevrosimoviq, i cili përmes kompanisë në Maqedoni “CT komputers MK” e ka fituar projektin „Kompjuter për çdo fëmijë“.

Në fund të vitit 2012, mediat e Maqedonisë kanë raportuar se Jevrosimoviq është bërë pronar i TV Alfa, ku ka blerë shumicën e pakos së aksioneve. Pas kësaj, Këshilli i Radiodifuzionit paralajmëroi se do ta kontrollonte strukturën e re të pronësisë së televizionit, por më vonë nuk gjeti asnjë përqendrim. Shpjegimi të cilin atëherë e mori SCOOP ishte se “Jevrosimoviq ka dorëzuar një deklaratë të verifikuar në Gjykatën e Parë Themelore në Beograd se nuk i shkel dispozitat e kreut III të Ligjit për Veprimtarinë Radiodifuzive (LVR) dhe se nuk krijohet një përqendrim të paligjshëm në media”.

Ndryshe, si menaxher i kompanisë Alfa SKOP DOO, e cila është një nga pronarët e TV Alfa, paraqitet Simonida Kazhiq, e cila është menaxhere e “CHS Invest Group DOOEL Shkup”, pronari i së cilës “CHS DOO në Beograd është e regjistruar në të njëjtën adresë Savski Nasip nr. 7 në Beograd, si dhe “Internet Group DOO” nga Beogradi, pronar i kompanisë “Internet Group Investment DOOEL” nga Shkupi, e cila paraqitet si një nga pronarët e kompanive “Grafiçki centar”, botues i gazetave të përditshme “Vest”, “Dnevnik” dhe “Utrinski Vesnik “.

Kush qëndron pas kompanisë Finzi DOO, e cila është e regjistruar në SHBA dhe është pronar i agjencisë “Netpres”, gjithashtu nuk mund të zbulohet.

Ndryshimet në media: pronarët e vjetër-të rinj?

Në mediat u publikua lajmi se drejtori ekzekutiv shumëvjeçar i grupacionit MPM, pronari i të cilit është “Grafiçki centar”, i cili boton gazetat e përditshme më të mëdha “Vest”, “Dnevnik” dhe “Utrinski vesnik”, Sërgjan Kerim u pensionua nga ky funksion. Por, edhe pse parashtroi kandidaturën për Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, megjithatë ai nuk hoqi dorë nga pronësia e gazetave. Sipas dokumenteve nga Regjistri Qendror, kompania e tij “Mireks Plus DOOEL” ende kanë të njëjtën pjesëmarrje në strukturën e pronësisë së kompanisë “Grafiçki centar”, si dhe në kompanitë “Orka Holding” dhe “Internet Group Investment DOOEL”. Me atë dallim që tani, në krahasim me vitin 2013, nuk e ka më kompaninë “MONT DOO”, e cila tre vjet më parë u paraqit si pronar i kompanisë “Orka Holding” dhe anasjelltas. Tani, në kolonën e pronarëve te kompania “Orka Holding” shkruan se ndryshimet e bëra regjistrohen në Depozitarin Qendror të Letrave me Vlerë. Dhe atje, nuk i publikojnë të gjithë aksionarët e shoqatave aksionare në qoftë se aksionet e tyre nuk janë në bursë. Vetëm shkruan se person i autorizuar është Jordan Kamçev.

“Orka Holding” paraqitet si themelues dhe aksionar i disa kompanive dhe fondacioneve, ndër të cilat janë: “Beton Shtip”, “Daun Taun”, “Peninsula”, “Pellagonila-Polog”, “Acibadem Sistina Medical Company”, “Arhi DOO”, “Bet Kom Trejding”, “Fondacija Ilija Kamçev”, “Ibis Hotel Shkup”, “O.K. Hotel Shkup” dhe të tjera. Në disa prej këtyre kompanive paraqitet kompania “Eksiko DOOEL”, e regjistruar në Maqedoni. Themeluesi i saj është T & MJ INVESTMENT SA, me seli në Lugano, Zvicër. Nga dokumentet që i kemi marrë nga regjistrat e bizneseve të Zvicrës (да се приложи документ) si pronar figurojnë njëqind aksionarë që zotërojnë nga një për qind të aksioneve. Në dokument shihet ndryshimi i shpeshtë i anëtarëve me të drejtën e nënshkrimit, nga të cilët tre kanë qenë edhe presidentë të kompanisë.

Te TV “Alsat” nuk gjendet më kompania amerikane “International Energie Enginering & Petroleum Konstalting”, por mbetet vetëm Veve Group.

Ndryshime ka edhe në strukturën e pronësisë së agjencisë “Makfaks”, e cila tre vjet më parë ishte në pronësi të Seavus Group me seli në Holandë. Tani, në vend të kësaj, pronarë të agjencisë “Makfaks” janë Nova Media Group Dooel, pronari i së cilës është Igor Leshtar, shefi ekzekutiv në grupacionin Seavus.

Televizione të reja – kush qëndron pas tyre?

Në treg, vitin e kaluar u paraqitën tri televizione të reja – TV Nova, TV 21 dhe TV Shenja. Por, më shumë pluhur u ngrit rreth paraqitjes së televizionit TV Nova, e cila është në pronësi të biznesmenit Sead Koçan, i njohur në opinion me kompaninë e tij “Transmet”, fitues i një numër të madh të tenderëve për punë ndërtimore. Vetëm në vitin 2015, kompania e Koçanit “Transmet” ka lidhur kontrata për punë ndërtimore me kompanitë shtetërore në vlerë prej 3.2 milion eurosh. (тука документот од Биро за јавни набавки)

Koçan paraqitet si pronar edhe në dy kompani të tjera ndërtimore.

Në tregun e mediave u paraqitën edhe dy televizione bilinguale. Njëri prej tyre, TV 21, në pronësi të kompanisë Kompani 21 DOO, e regjistruar në Prishtinë, prapa së cilës qëndron familja Saraçini.

Prapa televizionit të ri TV Shenja qëndron Shoqata për tregti dhe shërbime “Media Vorld Njus DOOEL”, pronari i së cilës është Fondacioni për Kulturë dhe Arsim Kult Vizioni. Ajo nga ana tjetër është në pronësi të Taxhudin Shabanit.

Sipas raporteve të organizatave joqeveritare, të ardhurat në sektorit e radiodifuzionit në vitin 2014 nga reklamat e qeverisë janë rreth 26 milionë eurosh, pa llogaritur mediat e shkruara. Ekspertët thonë se reklamat janë një nga mjetet më të fuqishme për kontrollin e mediave private.

REFORMAT E NEVOJSHME

Në një situatë ku VMRO-DPMNE-ja dhe LSDM-ja në mënyrë të vendosur qëndrojnë në propozimet e tyre, gazetarët gjetën si aleat ndërmjetësuesin Peter Vanhautte. Propozimi i tij është i pranueshëm për ekspertët e sferës së mediave.

“Në kushtet në të cilat gjendet sistemi i mediave, ku shumicat e mediave janë pjesë e propagandës së Gebelsit në pushtet, kur gazetaria në pjesën më të madhe të mediave është zëvendësuar me propagandë, propozimet e ndërmjetësit Vanhoutte janë të pranueshme dhe japin shpresë për reforma rrënjësore të sistemit të mediave në Maqedoni”, thotë Sefer Tahiri, profesor universitar i shkencave të komunikimit.

Ai mendon se është në vend propozimi i ndërmjetësuesit Vanhoutte që anëtarët e Agjencisë së Mediave të zgjidhen me konkurs publik, me dy të tretat e votave të shumicës në parlament. “Kjo parandalon majorizimin e mundshëm të opozitës, por edhe përforcon zërin e opinionit publik në këtë trup.

Dhe kushti shtesë që i detyron kandidatët të marrin aprovimin nga Shoqata e Gazetarëve dhe organizatat e tjera të mediave, është racional”.

Edhe profesoresha universitare Tërpevska e sheh kontributin e rëndësishëm në kaosin që është krijuar në hapësirën e mediave në Agjencinë për Media për Shërbime Audio dhe Audiovizuale Mediale (SHAVM).

“Kjo agjenci është përgjegjëse me ligj për të ndjekur strukturën e pronësisë në fushën audiovizuale. Për fat të keq, kjo gjë deri më tani zbatohet vetëm në mënyrën formale, gjegjësisht Agjencia miraton ndryshimet në strukturën e pronësisë edhe atëherë kur ka indikacione se prapa personit i cili figuron qëndron një subjekt politik ose ndonjë tjetër person i fuqishëm”, thotë ajo.

Për shkak të kësaj, Tërpevska është e bindur se reforma nuk është e mundur nëse paraprakisht nuk bëhet një ndryshim në vetë rregullatorin, në kuptim të departizimit të tij. “Është shumë e qartë se kjo përbërje e trupit rregullator është i politizuar dhe për këtë arsye edhe politika rregullatore edhe vendimet janë ato siç janë”.

Tahiri mbështet propozimin e ndërmjetësuesit Vanhoutte që RTVM-ja të transformohet në një shërbim publik radiodifuzioni, për shkak se për momentin është “një shërbim i partive qeveritare”.

“Rregullimi është i nevojshëm edhe në pjesën e reklamave qeveritare, kështu që të njëjtat duhet të ndalohen menjëherë, sepse ato janë një lloj korrupsioni”, konsideron Tahiri.

Reforma përfundimtare në hapësirën e mediave, sipas Tërpevskës, është një operacion shumë kompleks, sepse ajo është e lidhur me të gjitha temat për të cilat debatohet në kontekstin e negociatave politike. “Së pari, pa ndryshime thelbësore në sistemin politik shumë pak mund të ndryshojë në sferën e mediave. Së dyti, pasi do të ndërrohet pushteti, duhet të forcohet pavarësia e institucioneve të mediave – këtu mendoj për trupin rregullator dhe shërbimin publik. Së treti, profesioni gazetaresk ka nevojë për autonomi dhe një kulturë të re profesionale. Së katërti, të vazhdojë zhvillimi i vetë-rregullimit – Këshilli i Etikës, i cili funksionon mirë dhe me sukses i bën hapat e tij si një mbrojtës i publikut dhe qytetarëve”.

Ja çka propozojnë partitë politike për reformat në media

LSDM

VMRO-DPMNE

PETER VANHOUTTE

Exit mobile version