Përfaqësues të bizneseve kosovare, ekspertë e specialistë të kësaj fushe dhe drejtues të të dy Odave Ekonomike në Kosovë, në fillim të këtij muaji, e kanë nisur një fushatë, duke kërkuar që të riaktivizohet Bordi i Pavarur për Rishqyrtimin e Ankesave të bizneseve si dyshkallshmëri.
Përgjegjësitë e këtij bordi para dy vjetësh kanë kaluar tashmë në Gjykatën Themelore, përkatësisht në Departamentin Administrativ-Divizionin Fiskal, ku nga data 31 dhjetor 2012 të gjitha ankesat kundër vendimeve të Administratës Tatimore të Kosovës, si dhe Doganës së Kosovës i adresohen kësaj gjykate.
Kosova Sot, shkruar se Ata vlerësojnë se me pezullimin e punës së këtij bordi, si shkallë e dytë, tatimpaguesve kosovarë po u mohohet një e drejtë e garantuar kushtetuese, pasi që tatimpaguesit janë në gjendje shumë të keqe dhe për fatin e ankesave të tyre duhet të presin me vite. /Telegrafi/