Site icon Telegrafi

Bizneset kërkojnë kushte më të mira për kredi (Video)

Në emisionin “Përballje” ku është diskutuar për kamatat e kredive, Syzana Aliu, pronare e kompanisë vendore “MagicIce”, ka deklaruar se kamat për kreditë e bizneseve janë ende të larta, mirëpo janë dukshëm më të mira sesa në të kaluarën.

“ Kur kemi startu prodhimin në ‘MagicIce’ ne fillimisht kemi marrë kredi, e cila ka qenë me interes shumë të lartë e cila ka shkuar në rreth 18 për qind norma e interesit”, ka potencuar Aliu.

Sipas saj, për prodhuesit vendorë do të ishte më mirë që qasja në kredi të jetë më e lehtë dhe e favorshme që bizneset të mund të marrin frymë lirshëm.

Edhe Zekirja Shabani, gazetar i ekonomisë, thotë normat e interesit ende janë të larta.

Sipas tij, në Kosovë ende vazhdojnë normate larta të interesit dhe se kjo duhet të përmirësohet në të ardhmen.

Emisioni “Përballje” është bashkëprodhim i gazetarit Muhamet Hajrullahu me Telegrafi.com për Radiotelevizionin Dukagjini dhe transmetohet çdo të hënë në ora 20:20, kurse repriza të shtunën në ora 10:00./Telegrafi/

Exit mobile version