Telegrafi

Bixhoz ilegal në Kamenicë dhe Gjilan, katër persona në pranga

Policia e Kosovës raporton se gjatë kontrollit në gjashtë lokalcione në Kamenicë dhe Gjilan ku ishin duke u zhvilluar lojëra të fatit në mënyrë të kundërligjshme, janë gjetur dhe janë sekuestruar: një llaptop, dhjetë shtëpiza kompjuteri, pesë telefona, tetë TV monitorë, 1200 euro kesh para, pesë tiketa të lojërave të ndryshme dhe disa tiketa tjera.

Në lidhje me rastin janë arrestuar katër të dyshuar dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/