Site icon Telegrafi

Bithumb bllokon tregtinë e valutave digjitale në 10 vende

Pas rritjes së mbikëqyrjes së organeve rregullatore, zyrat e këmbimit të valutave digjitale gjithnjë e më shumë po fillojnë të marrin masa ekstreme për të mbrojtur biznesin e tyre.

Pas Bitfenix dhe Poloniex, Bithumb ka vendosur tani të marrë masa shtesë që parandalojnë pastrimin e parave.

Bithumb, e cila është këmbimorja e pestë më e madhe, ka vendosur të ndalojë platformën e saj në disa vende, si Iranin, Etiopinë, Irakun, Serbinë, Shri Lankën, Trinidad dhe Tobagon, Tunizinë, Vanuatun, Jemenin dhe Sirinë.

Të gjitha vendet janë në listën NCCT të vendeve jo-kooperuese ose në territorin e organizatës ndërkombëtare të FATF që lufton pastrimin e parave.

NCCT është një listë e vendeve për të cilat FATF beson se nuk kanë ligje cilësore që do të parandalonin pastrimin e parave në nivel global.

Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftohet se po heton manipulimin në tregun e valutave digjitale, ndërsa autoritetet indiane po planifikojnë të mbledhin një tatim mbi fitimin prej 18 për qind në tregtinë e monedhës digjitale. /kp/Telegrafi/

 

Exit mobile version