Bitcoin sot është zhvlerësuar më shumë se 14 për qind, duke zbritur poshtë 6 mijë dollarëve.
Sipas agjencisë së lajmeve të Reuters, përcjell Telegrafi, kriptovaluta më e madhe ka humbur më shumë se gjysmën e vlerës gjatë 2018-së.
Bitcoin ka rënë së fundmi prej shqetësimeve të rregullatorëve dhe frika e investitorëve çoi çmimet në nivele të ulëta. Kriptovaluta në dhjetor arriti të vlerësohej me 20 mijë dollarë.
Në pikën e këmbimit në Luksemburg, Bitcoin ra poshtë nivelit të 5,920 dollarëve, duke kapur nivelin më të ulët që nga mesi i nëntorit 2017.
Kina është e vendosur të ndalojë tregtinë e kriptovalutave duke bllokuar të gjitha faqet e internetit që lidhen me ofertat fillestare të monedhave (ICO) dhe tregtimin e kriptovalutave, duke përfshirë të gjitha faqet e internetit të huaja. /Telegrafi/