Site icon Telegrafi

Bitcoin do ta arrijë çmimin prej 1 milion dollarë

Chamath Palihapitiya, themeluesi i “Capital Social” dhe bashkëpronar i “Golden State Warriors”, shprehu mendimin e tij mbi vlerën dhe rritjen potenciale të Bitcoin, në një intervistë për CNBC këtë të marte, përcjellë Telegrafi.

Udhëheqësi i biznesit, i cili së pari investoi në Bitcoin në vitin 2012, tregoi se ai e sheh çmimin e Bitcoin në rritje masive gjatë 20 viteve të ardhshme, ndërsa “birësimi” i saj vazhdon të rritet.

Analiza e tij i bëri jehonë tek investitorët e tjerë të cilët kanë parë çmimin e Bitcoin si potencial për të arritur nivele të afërta me 1 milion dollarë. Palihapitiya shpjegon parashikimin e tij në bazë të vlerësimit të Bitcoin si vlerë të krahasueshme me arin.

“Kjo gjë ka potencial të jetë e krahasueshme me vlerën e arit… Kjo është një mbrojtje dhe ruajtje fantastike kundër regjimeve autokratike dhe infrastrukturës bankare që e dimë se është gërryes për mënyrën se si bota duhet të punojë siç duhet… Mendoj se kjo gjë do të arrijë në 100 mijë dollarë në 3-4 vitet e ardhshme dhe në 20 vitet e ardhshme do të jetë 1 milion dollarë”, tha ai.

Argumenti kryesor, sipas Palihapitiya, është se Bitcoin paraqet një mbrojtje ndaj problemeve potencialisht masive që shkaktohen nga infrastruktura aktuale bankare.

Nëse struktura bankare dështon, Bitcoin është “rrënjësisht i shkëputur” nga platforma aktuale. Këshilla e tij përfundimtare? Vendosni të paktën një për qind të asaj që investoni në Bitcoin – i cili “mund të na shpëtojë të gjithëve”. /Telegrafi/

Exit mobile version