Bitcoin vijoi me humbje ditën pasi kaloi ditën më të vështirë të muajit.
Tregtarët thonë se faktorët që kanë ndikuar në rënien e Bitcoinit janë nga problemet teknike tek pengesat në tregjet tradicionale të cilat ende nuk janë gati të adoptojnë kriptovalutat.
Kritpovaluta më e madhe sipas kapitalit të tregut, dje ka ra me 7.7 për qind, por që brenda 24 orëve është rikuperuar me 1.5 për qind, përcjell Telegrafi.
Është hera e parë që kriptovaluta bie nën 10 mijë dollarë që prej 1 gushtit dhe rënia më e madhe që prej 16 korrikut.
Sipas CoinMarketCap, përcjell Telegrafi, aktualisht Bitcoin po tregtohet me 9,900 dollarë.
Shumë entuziastë e shohin Bitcoinin si parajsën e sigurisë, por lojtarët e tregut thanë se fitimet reflektonin rritjen e mundshme në të ardhmen. /Telegrafi/