Pas muajve të rënies së çmimit, tani Bitcoin u ngrit në fundjavë.
Të hënën çmimi Bitcoin shkoi në mbi 11.300 dollarë (9,643 euro), transmeton Telegrafi.
Rritja e shpejtë e çmimit të Bitcoin ishte pritur prej kohësh në skenën e kriptovalutave.
Nëse çmimi i Bitcoin stabilizohet në nivelin e ri të çmimeve në ditët dhe javët në vijim, ekspertët e kriptovalutave presin që një dyndje të ngjashme me atë në vitin 2017, kur vëllimi i tregut të kriptovalutave ka shpërthyer dhe çuar në rritje të papritura të vlerës së Bitcoin dhe të tjera monedhave digjitale.
Valuta e dytë më e madhe Ethereum pasoi një rritje deri në 40 për qind. Ditët dhe javët e ardhshme do të tregojnë se sa e qëndrueshme është kjo lëvizje lart ose nëse do të bëhet një korrigjim i kursit. /Telegrafi/