Site icon Telegrafi

Bitcoin po shkon drejt falimentimit

Vetëm një vit më parë, përkrahësit entuziastë të bitcoin, parashikuan se kritpomonedha do të arrinte një çmim prej 1 milionë dollarësh. Por kjo ishte atëherë. Me çmimin e bitcoin që ka rënë pothuajse 80 për qind që nga kulmi i tij, dhe që tani tregtohet nën nivelin bazë prej 6.000 dollarësh, të gjithë po pyesin se ku po shkon kriptomonedha.

Përgjigjja është një rënie e shpejtë dhe e dhimbshme drejt zeros. Më herët e kam shpjeguar se se çfarë do të duhej që bitcoin të bëhej e pa vlerë. Dhe bitcoin po i afrohet kësaj pike. Siç e kam argumentuar, sapo çmimi i Bitcoin të bjerë nën koston e tij të prodhimit, nxitja për të vijuar prodhimin e kriptomonedhës do të zbehet, duke e futur kësisoj bitcoin në një spirale rrënimi.

Një aktiv tipik, ka një sërë fluksesh të mjeteve monetare, dhe vlera e tij nxitet nga pritshmëritë e investitorëve për ato flukse monetare.  Bitcoin nuk ka flukse monetare. Në këtë aspekt, ai i ngjan më shumë arit, në atë që vlera e saj nxitet në një farë mase nga dëshira dhe përdorimi potencial, por kryesisht nga kostoja e prodhimit të saj.

Teksa ka shumë vlerësime për këtë të fundit, shumica sugjeron se ajo vlen afërsisht 5.000 dollarë për monedhë. Për më tepër, edhe pse mallrat tradicionale si ari kërkojnë investime të rëndësishme, me njohuri teknike dhe kapital të kufizuar, çdokush mund të prodhojë bitcoin. Prandaj, çmimi i bitcoin duhet të jetë i përafërt me koston e plotë të punës për prodhimin e tij (çka do të thotë që ju kompensoheni në mënyrë modeste, për kohën dhe shpenzimet tuaja monetare).

Pra, do të prisnim që çmimi i bitcoin të luhatej diku rreth asaj pike. Për më tepër, ekziston një ndërlikim shtesë:Ndryshe nga ari, i cili, ndoshta për shkak të një aksidenti historik, është i pranuar universalisht si një mall me vlerë, bitcoin është një mall digjital, pa një pranim universal si një send me vlerë.

Ndërsa blerësit dhe prodhuesit e parë të bitcoin, ishin besimtarë të vërtetë në ndryshimin e paradigmës që ata mendonin se do të premtonte, dhe qenë të gatshëm për të bërë investimet e nevojshme për përfitime të ardhshme, blerësit dhe prodhuesit më të fundit janë nxitur nga investitorët lakmitarë.

Lakmia e tyre, u nxit më tej nga tregtia e të ardhmes, e cila u prezantua kur çmimet e bitcoin po rriteshin, dhe kur dielli dukej se ishte duke u ngritur në horizont. Me çmimet e bitcoin shumë më të larta se sa kostoja e prodhimit, ata panë një shans të artë:Të prodhonin bitcoin, dhe ta shisnin atë për një çmim më të lartë në tregun e të ardhmes, me fitime të garantuara.

Nuk është habi që investitorët tradicionalë e morën vesh, dhe shumë prej tyre nisën të investojnë këtë këtë fushë. Ndërsa më shumë investitorë hynë në këtë treg për të shfrytëzuar rastin, çmimet e bitcoin ranë afër kostos së prodhimit të tyre (duke siguruar një fitim të vogël), duke çuar në një periudhë të gjatë (në botën e bitcoin) të çmimeve të qëndrueshme.

Ekziston një mekanizëm i reagimit në prodhimin e çdo malli, dhe që vlen edhe për bitcoin: ndërsa çmimi i bitcoin rritet, në treg hyjnë prodhues të rinj, duke rritur përpjekjet që duhen për të prodhuar një bitcoin, pasi shpërblimi i tij do të ndahet mes një grupi më të madh prodhuesish.

Ngjashëm, kur çmimi i bitcoin bie edhe kostoja e prodhuesve të tij. Megjithatë, numri i prodhuesve nuk mund të bjerë nën një nivel të caktuar, sepse pa prodhuesit që sigurojnë fuqinë informatike për të ruajtur sistemin, arkitektura e bitcoin nuk do të mbetet e qëndrueshme.

Prodhimi me një kosto më të lartë, sesa kostoja në të cilën mund të shitet në tregun e së ardhmes, e shkatërron vlerën. Pra, çdo investitor i arsyeshëm- madje edhe ai që beson fuqimisht se çmimi i bitcoin do të ri-ngrihet- nuk ka nxitje për të prodhuar, nëse kostoja e kësaj të fundit, është më e lartë se sa çmimi i saj në tregun e të ardhmes.

Dhe ndryshe nga ari, i cili mund të ruajë vlerën e tij, edhe nëse ndalet aktiviteti i nxjerrjes së tij nëpër miniera, bitcoin nuk mund të ketë asnjë vlerë nëse mungon sistemi që siguron ekzistencën e tij. Nëse mungon ai, bitcoin është vetëm një grup numrash të koduara pa asnjë vlerë.

Pra, duket se bitcoin është duke hyrë në një spirale vdekjeje:Nëse çmimi vazhdon të bjerë dhe kostoja e prodhimit nuk bie, bitcoin do të shkojë shpejt zeros. Përkrahësit e kriptomonedhës, do të argumentojnë se çmimi i bitcoin ka rënë me përqindje më të mëdha më parë. Përveç kësaj, rënia më e fundit është e ndryshme në tre aspekte të rëndësishme, transmeton bota.al.

Së pari, madhësia e rënies së fundit, lë në hije madhësinë e rënies së mëparshme. Së dyti, humbësit në rënien e fundit janë investitorë të rinj, të cilët me gjasë do të tërhiqen derisa të ketë më shumë qartësi rreth rasteve të përdorimit të bitcoin. Së treti, tregjet e së ardhmes e kanë ndryshuar lojën, duke u dhënë mundësi prodhuesve të vlerësojnë që në fillim raportin humbje-fitim. Disa argumentojnë se pretendimi se bitcoin është duke u bërë realisht i pa vlerë, është ekstrem. Sigurisht, duke parë fasadën, tulipanët tregtohen ende 10 dollarë një buqetë, dhe kukullat Beanie kanë çmim prej vetëm 5 dollarësh.

Dhe duket sikur ekonomia e kriptomonedhës do të vazhdojë të ekzistojë për shumë kohë, pikërisht aty ku shumë nga transaksionet tona do të përpunohen në rrjet, dhe ku do të përdorin kriptomonedhën për transaksionet e përditshme. Në fakt, ndërsa bota do t’i jetë ndoshta përgjithmonë borxhli Satoshi Nakamotos, që na dha një kriptomonedhë praktike, bitcoin mund të pushojë së ekzistuari.

Një monedhë e përmirësuar mund të evoluojë, ose qeveritë mund të fillojnë zyrtarisht emetimin e kripto-monedhave . Historia është plot me shembuj të kompanive inovative që kanë falimentuar, dhe të kompanive të tipit “edhe unë”, që kryejnë investimet më të mira.

Dhe tek e fundit, unë mund t’i dhuroj ende bashkëshortes sime një buqetë me tulipanë, dhe ta bëj atë të lumtur. Dhe mund t’i jap ende kukullat Beanie nipërve dhe mbesat e mia. Por çfarë mund të bëj me një sërë numrash, të cilat nuk provojnë se më bëjnë një pronar të ndonjë gjëje?/marketwatch.

Nga Atuyla Sarin

Exit mobile version