Site icon Telegrafi

Bitcoin po kthehet?

Kriptovaluta lidere në botë ka filluar të merr veten, vetëm pak minuta pas publikimit të raportit të inflacionit në SHBA.

Bitcoin e ka kapërcyer atë kufi psikologjik për herë të parë që nga qershori, raporton teletrader.

Më parë, Byroja e Statistikave të Punës të SHBA-së deklaroi se inflacioni në vend gjatë muajit shkurt ishte 6 për qind.

Bitcoin u hodh me 6.73 për qind në 25,852 dollarë për “monedhë” në orën 8:52 të mëngjesit të ditës së sotme.

Ethereumi u rrit me 3,28 për qind për të tregtuar me 1,736,19 dollarë.

Ndryshe, aktualisht Bitcoin ka vlerën e 25890 dollarëve ndërsa Ethereumi kap shifrat e 1765 dollarë. /Telegrafi/

Exit mobile version