Telegrafi

Bitcoin mbush 14 vjet, shënohet dita kur ‘krijuesi’ Satoshi Nakamoto kishe publikuar ‘Letrën e Bardhë’

Katërmbëdhjetë vjet më parë ishte dita kur Bitcoin do të niste rrugëtimin për t’u bërë teknologjia më e re në botën e financave.

Më 31 tetor 2008, Satoshi Nakamoto, ai që njihet si “krijuesi” i Bitcoinit do të prezantonte “Letrën e Bardhë” (White Paper) apo sic quhet dokumenti themelues i kësaj kriptovalute, përcjell Telegrafi.

Dokumenti nëntë faqesh parasheh që monedha e re dixhitale do të ishte plotësisht peer-to-peer dhe nuk kërkonte palë të tretë që transaksioni të ekzekutohej.

White Paper nxori në pah edhe vetitë kryesore, duke hedhur dritë mbi parandalimin e shpenzimeve të dyfishta, anonimitetin, mekanizmin e konsensusit, e shumë të tjera.

Është interesante të theksohet se Nakamoto kishte shkruar të gjithë kodin e Bitcoinit përpara se të zbulonte Letrën e Bardhë.

Në fakt, i gjithë dokumenti ka gjithsej 3,192 fjalë.

Ndryshe, Bitcoin zyrtarisht do të futej në praktikë më 3 janar 2009. /Telegrafi/