Bitcoin vazhdoi të rimëkëmbet këtë javë, duke u rritur në nivelin më të lartë në tre javë.
Sipas CoinMarketCap, përcjell Telegrafi, aktualisht një Bitcoin po tregtohet me 6,932.99 dollarë.
Çmimet e Bitcoin u rritën pasi raportet që nga Komisioni i Tregtimit të Mallrave të SHBA-ve treguan se pozicionet për kontratat jo komerciale së Bitcoin janë në rënie. Për javën që përfundon më 21 gusht, raporti tregon se pozicioni i Bitcoin u ul me 1.266 pikë.
Optimizmi është rritur tashmë pasi disa analistë besojnë se gjasat e Komisionit të Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim të SHBA-së për miratimin e një fondi të shkëmbyer me Bitcoin që do të vijnë deri në shkurt 2019-së, bazuar në rritjen e dukshme në tregun e derivateve të Bitcoin së bashku me faktorë të tjerë. /Telegrafi/