Site icon Telegrafi

Bitcoin është në nivelin më të ulët në pothuajse një muaj – ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë më pas

Bitcoin është në nivelin më të ulët në gati një muaj dhe dy ekspertë shpjegojnë pse (nuk) shohin mundësi të rënies së më tejshme të kësaj kriptovalute.

Çmimi i Bitcoin ra në një nivel më të ulët gati një-mujor të enjten, edhe pse më 14 prill, kriptomonedha më e madhe në botë theu rekorde radhazi mbi nivelin e 63,000 dollarëve.

Bitcoin ra në 53,318 dollarë në 2:01 të enjten pasdite – në nivelin më të ulët që nga 24 marsi.

Dhe “rrëshqitja” e Bitcoin mund t’i atribuohet ndër tjerash edhe rritjes së monedhave të tjera, veçanërisht Eterit, i cili ka qenë në “qendër të vëmendjes”, vlerëson Paolo Ardoino, CTO i Bitfinex, për Business Insider, përcjell Telegrafi.

Siç bëhet e ditur, Ether u rrit deri në 8.5% të enjten në një rekord të ri mbi 2.560 dollarë, duke shtyrë kapitalizimin e tregut të kriptovalutës afër 300 miliardë dollarë për herë të parë.

“ETH ka tejkaluar BTC këtë muaj dhe duket se do të sfidojë [nivelin më të lartë të të gjitha kohërave]”, tha Ardoino.

Sidoqoftë, në përgjithësi, ekspertët përfshirë Ryan Conway, SVP dhe shefi i zhvillimit të biznesit dhe partneriteteve strategjike në Oxygen, një platformë dixhitale bankare, mbeten optimist për Bitcoin.

“Megjithëse ka disa faktorë të jashtëm që mund të çojnë në lëkundje afatshkurtra këtë javë, unë jam optimist për Bitcoin për një kohë të gjatë”, ka thënë ndër tjerash Conway. /Telegrafi/

Exit mobile version