Site icon Telegrafi

Bitcoin arrin një rekord të ri – shkon në mbi 71,000 dollarë

Bitcoin (BTC) kaloi 71,000 dollarë për herë të parë ndonjëherë.

Me këtë, kriptovaluta më e madhe tregon se nuk e ka ndërmend të ngadalësohet.

Kriptovaluta është rritur nga një vërshim i parave në fondet e reja të tregtuara në shkëmbim bitcoin, si dhe nga shpresat që Rezerva Federale së shpejti do të ulë normat e interesit.

Vlerësohet se me këtë rritje, Bitcoin edhe një herë tregon se “është ende fuqishëm në lojë” pas një “rrëmuje” më shumë se dyvjeçare që vuri në pikëpyetje të ardhmen e të gjithë ekosistemit të kriptovalutave.

Gjatë disa muajve të fundit, rritja e Bitcoin-it është shtyrë nga miratimi i rregullatorëve amerikanë të fondeve të tregtuara në këmbim të lidhura me aktivin dixhital.

Dhe Bitcoin vlerësohet si kryesorja për industrinë më të gjerë të kriptove prej 2 trilionë dollarësh, reputacioni i së cilës është goditur nga një sërë ngjarjesh apo titujsh negativë.

Bitcoin, i cili përbën më shumë se gjysmën e të gjitha kriptove në qarkullim, është rritur më shumë se 200% gjatë 12 muajve të fundit, sipas CoinMarketCap. /Telegrafi/

 

Exit mobile version