Site icon Telegrafi

Bismark Charles Sie kalon nga Trepça 89’ tek CSKA Sofja

Sulmuesi Bismark Charles Sie që luajti te Trepça 89 është transferuar në Bullgari te CSKA Sofja.

19 vjeçari Sie ka debutuar në futbollin kosovar me klubin e Vushtrrisë, por në fillim të këtij sezoni u bashkua me mitrovicasit.

Nga transferimi te Trepça ’89 për gjysmë sezoni ai shënoi shtatë gola, duke u treguar shpesh i rrezikshëm për kundërshtarët.

Kalimi nga ekipi mitrovicas në ligën e bullgarisë u mundësua pas negociatave të menaxherit Ymer Stanovci.

Lojtari qëndroi disa javë në prova te gjiganti bullgar, ku bindi drejtuesit e këtij klubi.

Trepça ‘89 në gjashtë muajt e fundit ka larguar jashtë Kosovës tre futbollistë, ku fillimisht ishte Arb Manaj që kaloi në Turqi te Ankara Keçiörengücü, ndërsa pas tij shkoi edhe Milot Avdyli te Aarau. /Telegrafi/

Exit mobile version