Nëse EVN, MEPSO dhe ELEM tërheqin kërkesat për çmime më të larta të energjisë elektrike, atëherë Komisioni Rregullator për Energjetikë do të tërheqë vendimin për rritjen e çmimit të saj.
Kjo është deklarata e fundit e kryetarit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski.
Ai thekson se çdo gjë është e mundur, por vetëm nëse kompanitë e energjisë paraqesin kërkesa të reja dhe pajtohen se do të punojnë pa fitime.
“Nëse ELEM, gjegjësisht ESM dhe MEPSO thonë që duan të ulin energjinë elektrike dhe të paraqesin të dhëna të tjera, atëherë KRRE ka mundësinë të ndryshojë vendimet e saj brenda tre ditëve, por unë përsëris se këto janë shpenzime që KRRE i ka ulur në minimum”, tha kreu i KRRE-së./Telegrafi/