Site icon Telegrafi

Bislimovski: Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike po shkon mirë

Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike po shkon mirë dhe gjithnjë e më shumë konsumatorët e vegjël komercial po largohen nga tregu i rregulluar dhe përdorin të drejtën që kanë fituar që nga 1 janari i këtij viti, vlerësoi sot kryetari i Komisionit Rregullator të Energjisë (KRRE), Marko Bislimoski.

“Shpenzimet totale të tyre për çmimin e energjisë elektrike që paguajnë në tregun e lirë janë më të ulëta për 32.4 për qind, sipas të dhënave që kemi nga qershori. Këta janë konsumatorët që kanë ka paguar të ashtuquajturën energji elektrike industriale, e cila kushton rreth 150 euro për megavatë orë ose rreth nëntë denarë për kilovat orë. Tani kostoja e tyre është ulur me më shumë se 32 për qind dhe besoj se ky trend do të vazhdojë”, tha Bislimoski para fillimit të seancës përgatitore të KRRE-së.

Kjo, tha ai, tregon se procesi i liberalizimit të tregut të energjisë elektrike në vend është i suksesshëm, veçanërisht për konsumatorët e vegjël dhe komercialë.

Ekonomitë familjare, sipas tij, në këtë moment nuk ju përshtatet çmimi i tregut rajonal të energjisë elektrike për të shkuar në tregun e lirë./Telegrafi/

Exit mobile version